Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Një familje jeton në kushte të mjerueshme në fshatin Poloskë të Devollit.
Familja Skermo vuan për bukën e gojës. Ata kërkojnë ndihmë nga shqiptarët sa t’i ndihmojnë të dalin nga mjerimi i skajshëm në të cilën janë.
Të dy bashkëshorët Bledari dhe Enkeleida e janë të sëmurë. Ata kanë edhe një djalë të vogël, i cili nuk po kalon një fëmijëri, si gjithë të tjerët për shkak të varfërisë.
Mesazhi i tyre:
Jemi ne hall te semure e as buken e gojes se kemi te shpresojme se dikush me zemer te madhe do na ndihmoje.’’
Kush të mundet ta ndihmojë këtë familje, pasi të vuash në vitin 2020 për bukën e gojës është më shumë se mjerim.