Astrologe Meri Shehu ishte e ftuar sot tek “Rudina”, ku dha parashikimin për muajin mars për të gjitha shenjat e horoskopit, por u ndal pak edhe tek Koronavirusi.
Meri tha se sipas yjeve, pas datës 10 mars do gjendet zgjidhja.
“Pas datës 10 mars, kur planeti Mërkur rikthehet në rrugën e tij të drejtë, do gjendet një zgjidhje për çështjen e këtyre teorive. Patjetër do gjendet një zgjidhje e rëndësishme dhe do çlirohemi deri diku”, u shpreh Meri.