Në shumë vende të Gjermanisë dimri nuk durohet, pasi është shumë i ftohtë dhe temperaturat shkojnë disa gradë nën zero.
Por janë disa vende ku dimri është akoma dhe më i ftohtë. Më poshtë po i listojmë 10 vendet me dimrin më të ftohtë.
Në vendin e 10 është Ulan Bator dhe ndodhet në Mongli. Aty është shënuar temperatura minus 44.4 ° C. Ulan Batori është cilësuar si kryeqyteti më i ftohtë në botë.
Në vendin e nëntë renditet një vend që ndodhet në Gjermani. Në Funtensee është shënuar temperatura minus 45.9 ° C. Nësë doni të shkoni në këtë vend duhet ta doni shumë të ftohtin. Rajoni rreth Funtensee është praktikisht i shkretë në dimër. Në dimër aty shikon vetëm alpinistë. Funtensee cilësohet si frigoriferi i Gjermanisë.
Në vendin e tetë është Nursultan në Kazakistan. Aty është shënuar temperatura minus 52 ° C. Shumica e popullsinë në këtë vend nuk e kanë problem të ftohtin. Temperatura minus 40 gradë është normale në atë vend.
Vendi i shtatë më i ftohtë është Prospect Creek dhe ndodhet në Alaska. Aty është shënuar temepratura minus 62 ° C. Alaska njihet si vendi i atyre që dashurojnë të ftohtin.
Vendi i gjashtë është Snag dhe ndodhet në Kanada, aty është shënuar temperatura minus 63 ° C. Ky vend njihet edhe garat me qen në peizazhin e akull.
Në vendin e pestë është Grenlanda, aty është shënuar temperatura minus 65.9 ° C. Nëse doni të shkoni në këtë vend duhet ta doni shumë dimrin.
Në vendin e katër është Verkhoyansk ndodhet Rusi. Aty është shënuar temperatura minus 67.8 ° C.
Edhe vendi i tretë ndodhet po në Rusi është Oimjakon. Edhe aty është shënuar temperatura minus 67.8 ° C. Dimri në këtë vend zgjat plot 8 muaj.
Në vendin dytë është Amundsen-Scott në Antarktidë. Aty është shënuar temperatura minus 82.8 ° C. Në këtë vend mund të gjeni vetë studiues që shkojnë për ekspedita.
Dhe vendi më i ftohtë në botë është Vostok në Antarktidë. Aty është shënuar temperatura minus 93,2 ° C. Në këto vende edhe fyrma të ngrin.
Burimi: Bild/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania