Lajme

“Autoshkollat do mbajnë përgjegjësi për nxënësit e tyre”/ Qytetari i kthehet Lleshit me komentin epik: Po për rastet ma fioze pa autor, kush do mbajë?

Ditën e sotme, diskutimi mbi sigurinë rrugore bëri bashkë në një tryezë, Sandër Lleshin, Belinda Ballukun, Ardi Veliun, si edhe kryebashkiakë e eskpertë të fushës.

Përveç propagandës së madhe nga zyrtarët e “Rilindjes”, vëmendjen e diskutimit e mori deklarata e çuditshme e Lleshit, i cili nuk rri gjatë pa lëshuar “perla”.

Teksa ka qënë duke folur mbi aks identet rrugore, Lleshi tha se disa persona nuk e meritojnë lejen e drejtimit.

Ai u shpreh se për këtë do të mbajnë përgjegjësi autoshkollat ku këta shoferë kryejnë kursin.

Qesharake të mendosh se çfarë faji kanë, instruktorët e autoshkollës për marrjen e patentave nga nxënësit e tyre. Leja e drejtimit jepet nga inspektorë të Drejtorisë së Rrugëve, të cilët varen drejtpërdrejtë nga Ministria e Infrastrukturës.

Kjo deklaratë u komentua shumë në rrjetet sociale, por reagimi më epik është i një qytetari.

Lidhur me këtë deklaratë, qytetari duke menduar numrin e lartë të vr as jeve mafioze të bëra në Shqipëri ka pyetur Lleshin:

Po për v r a sjet ma fioze pa autor, kush duhet te mbaje përgjegjësi, fabrika e prodhimit te ar meve?”
Logjika është e njëjtë, të paktën sipas Lleshit të “Rilindjes”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top