Bashkia e Tiranës ka vendosur të heqë bonusin 5 mijë lekë për çdo bebe të lindur. Ky bonus do të zëvendësohet me një shportë me produkte për foshnjën. Nëna duhet të presë 45 ditë për të përfituar këtë shportë.
Për këtë qëllim do të organizohet dhe tenderi për të zgjedhur kompaninë që do ta përgatisë shportën.
Shporta e bebes përmban:
-
-Pelena një përdorimshe
-
-Shishe qelqi me biberon
-
-Shampo për bebe
-
-Letra të lagura për fëmijë
-
-Krem për bebe me vitamin
-
-Vaj hidratues trupi
-
-Biberon fals
-
-Lodër pellushi
-
-Një botim për kujdesin ndaj fëmijës në vitet e para të jetës
Në kryeqytet lindin mesatarisht 6 mijë fëmijë në vit.