Moderatorja Hygerta Sako është shumë aktive në rrjete sociale, ku publikon vazhdimisht foto nga më të ndryshmet. Së fundmi ajo ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto me kapuç dhe është përplasur me një ndjekëse e cila i ka kërkuar të bëjë foto pa filtra.
Hygerta nuk ka hezituar t’i kthejë përgjigje dhe i shkruan që të shikojë punën e saj dhe të mos iu japë mend të tjerëve.
Komentuesja: “Bëj një pa filtër bëj…”
Hygerta: “Aha, ti e ke Instagramin t’u japësh mend të tjerëve. Kuptoj!”
Komentuesja: “Epo ç’të bësh ca shesin ca japin!”
Hygerta: “S’kam ça bëj jo. Është zgjedhje personale. Personalisht nuk preferoj as të shes as të jap, po të shoh punën time.”
Siç mund ta shikojmë nga komentet, Hygerta e ka përfunduar “bisedën” duke ia mbyllur gojën kritikuesve!