Për shkak të izolimit të vendit nga koronavirusi dhe pezullimit të çdo aktiviteti një nga sektorët më të dëmtuar është edhe ai i bujqësisë.
Fermerët janë dëmtuar pa masë nga situata e krijuar pasi nuk kanë asnjë mundësi të shesin produktet e tyre.
Një video është bërë sot publike nga Ervin Resuli ku duket një kamion me kastraveca që po hidhen në plehra pasi nuk i blen askush.
Fermerët sipas tij e kanë shitur kastravecin me 10 lekë të vjetra kilogramin, ndërkohë që kostoja e tyre është 35 lekë për kg.
Në këtë video janë fermerët e Samaticës në Berat, të cilët janë ankuar edhe më herët për këto problematika.
Postimi i Ervin Resulit:
Cmimi i kastravecit zbriti deri në 10 lëkë/kg e tashmë as po ua marin fare ! Ky kamion mban përsiper bukën e shumë familjeve të cilat humbën që mbollën e nuk do ken mundësin të mbjellin përsëri ! Bllokimi i shoferve ,bllokimi total i situatës nga COVID-19, bllokimi i lëvizjeve të brendshme të fermerve, frika nga infektimin me COVID-19 e gjitha kjo sjell një pasiguri ,frikë e dëme të pa rikuperueshme ekonomike. Sot Ministria e Bujqësisë dhe Qeveria duhet të lën shoë-n dhe propaganden por t’ju japin dorën këtyre fermerve që në një situatë të mbylljes se kufijve këta do të na mbanin me bukë në plot kuptimin e fjalës ! Unë jam me fermerët!!!NO FARMER, NO FOOD !!!