Situata vazhdon të jetë shumë e rëndë në Itali ku sot numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 10,023 në total. 889 viktima janë shënuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërkohë ditën e djeshme Italia shënoi numrin më të madh të viktimave. 969 viktima në një ditë, një shifër që nuk ka qenë kurrë më e lartë.
Numri i të infektuarve ka shkuar në total në 92,472 raste.
Kujtojmë që drejt Italisë u nis sot një grup prej 30 mjekësh shqiptarë që do të ndihmojnë në luftën kundër Koronavirusit. Mjekët do të operojnë në Bergamo.