Në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme ministri i Shtetit Arben Ahmetaj, i cili foli për paketën ekonomike të qeverisë për bizneset që do të përfitojnë ndihmë ekonomike në kuadër të situatës së krijuar nga koronavirusi COVID-19.
Por, gjatë diskutimit në studio, ka patur një debat mes drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu dhe ministrit Ahmetaj.
Gazetari Blendi Fevziu i ka hequr fjalën për disa çaste Arben Ahmetajt pasi nuk po u përgjigjej pyetjeve të bëra për interesin e qytetarëve.
Arben Ahmetaj: Këta dy njerëz, në kuptimin më pozitiv të fjalës, të lobuar fort nga Kryeministri dhe nga qeveria shqiptare, arritën që t’i dedikojnë Shqipërisë 50 milionë… mos e kalo ashtu me dorë.
Blendi Fevziu: Ç’më duhet mua se ç’ka dhënë. A erdhën Lekët?
Arben Ahmetaj: Më duhet mua!
Blendi Fevziu: Po se kush loboi tani, se ky është muhabet kot. Se kemi sekonda më interesante se kush loboi dhe me kë loboi.
Arben Ahmetaj: Çfarë janë interesante për mua më ler ta vendos unë.
Blendi Fevziu: Po, por në kohën që të jap unë.
Arben Ahmetaj: Ma dhe kohën. Se kur të bën Saliu të njëjtën gjë, nuk ja kthen.
Blendi Fevziu: Tani se ç’i kthej unë Saliut s’të jap përgjigje fare ty, more vesh apo jo.
Arben Ahmetaj: Po të kam parë.
Blendi Fevziu: Ti s’ke parë gjë hiç! Edhe mos bëj as trimin as të fortin këtu të më tregosh as Saliun as ndonjë tjetër. Jepi përgjigje qytetarëve atje për Lekët, edhe mos qesh fare se është situatë katastrofike. Ka qytetarë që po rrinë pa bukë. Ta ndërpres fjalën, s’ta lë fare! Më lidh pak me Meçin tani, dhe do të lë pastaj t’i flasësh qytetarëve… Më lidh pak me Anisa Meçin. /tvklan.al