Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson i ka dhënë fund martesës së tij me Marina Wheeler.
Çifti nuk bashkëjetonin që prej vitit 2018 me njëri tjetrin, pas disa mosmarrëveshjeve për pasurinë.
Zgjidhja e martesës së tyre u zgjidh pas një seance dëgjimore që u zhvillua në Londër.
Në seancë nuk merrte pjesë asnjë prej tyre, ndërkohë gjyqtarja e çështjes, Sara Gibbons, i dha leje Wheeler-it për aplikimin e një dekreti absolut, që do t’i jepte fund martesës së tyre.
Po ashtu, në seancë nuk u lejua të merrte pjesë asnjë person nga publiku, ndërsa reporterëve iu kërkua të mos jepnin detaje në lidhje me marrëveshjen financiare.
Sipas marrëveshjes financiare, gruas i takojnë 4 milion paund nga pasuria e Boris Johnson. Deri më tani ky informacion ende nuk është zyrtarizuar, por vetëm ka qarkulluar në mediat britanike.
Johnson dhe Wheeler i dhanë fund martesës së tyre 25-vjeçare. Ata janë prindër të katër fëmijëve.