Lajme

Britania në rrugën e Italisë? 708 vik tima në një ditë, përfshirë një 5-vjeçar!

Një fëmijë 5-vjeçar, i cili kishte dhe probleme të tjera shëndetësore është vik tima më e re e koronavirusit në Britani.

Bilanci në vend pati një kapërcim të frikshëm me 708 jetë të humbura brenda 24 orësh, duke shkuar gati në një linjë me Italinë apo Spanjën. Kjo e çon në 4.313 totalin e vde kjeve në Britaninë e Madhe, ndërsa numri i infek sioneve të reja shkoi në 41.903. Të infek tuarit ne keto 24 orë ndërkohë ishin 3,735 – rritja më e vogël gjatë 4 ditëve të fundit.

Kreu i shërbimit shëndetësor të vendit, NHS, Stephen Poëis, tha në konferencën e fundit për shtyp se shifrat sugjerojnë që shkalla e infe ksionit ka filluar të ‘stabilizohej’ pasi numri i rasteve të reja ështe ngadalësuar.

“Por nuk ka vend për vetëkënaqësi”, shtoi ai dhe u bëri thirrje të gjithëve që të respektojnë rreptësisht rregullat e bllokimit, duke përfshirë shmangien e grumbullimeve nëpër parqe apo plazhe.

Sipas profesor Powis: “Ka arsye për të shpresuar se ndryshimet që po shihen në kurbën e infeksioneve dhe numrit të shtrimeve në spital, mund të jenë reflektimi i përfimiteve nga distancimi social”. Ai theksoi se do të duhet edhe një javë tjetër apo dy që ky efekt të shihet më qartë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top