Lajme

Britania “nën pushtetin” e ujit dhe erërave të forta, stuhia “Ciara” shkakton dy vik tima

Stuhia e fortë “Ciara” që ka goditur Britaninë e Madhe jo vetëm ka shkatërruar zonat e banuara, por ka shkaktuae edhe dy vi ktima.

Mësohet se një 58-vjeçar i cili po drejtonte një Mercedes i kishte rënë pema duke e lënë të vd ekur në vend. Ndërsa një burrë 77-vjeçar u rrëzua dhe god iti kokën në akull.

Bëhet me dije se 58 vjeçari i cili po udhëtonte nga Winchester për në shtëpinë e tij në Micheldever, nga stuhia e fuqishme i kishte rënë pema mbi veturën e tij, e gjitha kjo kishte ndodhur rreth orës katër të mëngjesit.

Pamjet tr onditëse të postuara sot tregojnë një tjetër pemë që kishte rënë në dy makina të parkuara në një rrugë në perëndim të Londrës.

Gjithashtu, fotografitë nga kjo pasdite kapën një ekip shpëtimi të cilët u thirrën për të shpëtuar pasagjerët e bllokuar brenda një BMW dhe një Subaru pasi automjetet e tyre u zhytën plotësisht nga uji në West Mersea, Essex në Angli.

Sipas raportimeve, erërat e forta kanë rrëzuar pemë, çati, prishjen e hekurudhave, bllokimin e linjave dhe rrëzimin e kabllove të energjisë elektrike, ndërsa më shumë se 20,000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike brenda natës.

Britania “nën pushtetin” e ujit dhe erërave të forta, stuhia “Ciara” shkakton dy viktima on Vidnews.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top