Në ditët e sotme heronjt e vërtetë janë mjekët, infermierët dhe i gjithë personeli mjekësor, i cili është në ballë të situatës tragjike të krijuar nga koronavirusi i ri, COVID-19.
Në videon e bashkëngjitur lajmit do të shihni videon emocionuese se si një ndihmëse mjekësore, infermiere, shpërthen në lot pasi fqinjët e saj dolën t’a duartrokasin teksa ajo po nisej për në punë.
Tayla Porter, vajza e re 22-vjeçare, po nisej për në Spitalin Basingstoke, dhe kur doli nga shtëpia, të gjithë fqinjët e saj në Basingstoke, Hampshire, kishin dalë për rrugë për t’a duartrokitur për punën e vështirë me të cilën po përballet këto ditë.
Pas shpërndarjes së videos e cila po bën xhiron e rrjetit, ka folur babai i saj:
Tayla nuk mundej t’a besonte. Ajo mendonte se njerëzit pranë saj as nuk e dinin çfarë pune bën, por ajo e dashuron punën e saj. Kur dolëm menduam se do ishin vetëm komshinjtë tanë, por në fakt kishin dalë të gjithë, ishte shumë emocionuese…
Burimi: Daily Mail| Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania