Lajme

Çmenduria e rradhës: Pema e Krishtlindjes shndërrohet në pemë Valentini

Ah amerikanët dhe nevoja e tyre e pamposhtur për të festuar festën më të afërt një muaj para. Nëse kostumet e Halloween-it mendohen që ditën e parë të tetorit, Festa e Falenderimeve planifikohet ditën e parë të nëntorit, Krishtlindja nis të kremtohet që në fillim të dhjetorit dhe zgjat deri në fillim të janarit.

Festa më e afërt është Shën Valentini, më 14 shkurt. Atyre s’u duket aspak i çuditshëm kalimi nga 10 janari në 14 shkurt dhe kështu pema e Krishtlindjes gjeti një përdorim të ri.

Në vend të dekorimeve të kuqe dhe të arta, pemët po dekorohen me toptha rozë, zemra të vockla, deklarata dashurie, lule dhe engjëj.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top