CoVid-19

“Covid-19 mbijeton edhe në ajër”, studimi i ri hedh poshtë teoritë e mëparshme

Koronavirusi mund të përhapet në ajër dhe të mbetet ngjitës për orë të tëra, sipas një studimi të ri.Shkencëtarët amerikanë gjetën nivele të larta të grimcave të Covid 19 në ajër, nëpër dhomat që kishin qenë pacientët e infektuar.

Gjurmët e koronavirusit u zbuluan edhe nëpër korridoret spitalore,jashtë dhomave të pacientëve dhe ambienteve të ndryshme të spitalit.

Studiuesit e Universitetit të Nebraska thonë:

Kjo gjetje, tregon rëndësinë e veshjeve mbrojtëse për punonjësit e kujdesit shëndetësor. Ky studim hedh poshtë teorinë që Covid 19 përhapet vetëm nëpërmjet kontaktit fizik apo tështimave dhe kollës. Nuk kemi ende një përllogaritje fikse sesa mund të mbijetojë virusi në ajër, por jemi duke bërë analizat e nevojshme për t’a marrë këtë përgjigje.

Shkencëtarët në të gjithë botën po përpiqen të kuptojnë se si virusi, i cili ka infektuar 785.228 njerëz dhe vrarë gati 38,000, përhapet dhe mbijeton në ambiente të ndryshme.

Studimi i fundit, i cili nuk është rishikuar nga studiuesit e tjerë akoma ose botuar në një ditar shkencor, mori mostra nga 11 dhoma të pacientëve të infektuar.

Studiuesit gjetën grimca virale në ajër si brenda dhomave ashtu edhe në korridoret jashtë tyre.

Burimi: DailyMail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top