Dajana Shabani ka qenë shumë e komentuar për jetën private gjatë viteve të fundit. Moderatorja ka deklaruar se është ndarë nga bashkëshorti, por deri më sot arsyen nuk e kishte treguar. E ftuar në “Kojshia show”, Dajana ka treguar se ish-bashkëshorti e ka tradhëtuar dhe theksoi se ishte ajo që e la.
“E lashë se më tradhëtoi. Nuk e kam thënë kurrë më parë, por më tradhëtoi dhe unë nuk i fal tradhëtitë. Nuk e fal fare. Më tha ty të mendova kur tradhëtova. Dhe i thashë sa të të tradhëtoj dhe unë duke të menduar ty, më mirë po të lë”, tregoi Dajana.
“E kape me presh në dorë?”, e pyeti moderatori dhe Dajana e pohoi.
“E falenderoj që po kujdeset për ish-burrin tim”, tha Dajana për tjetrën.
“Kur gruaja është e realizuar vetë, e shkolluar, ekonomikisht e pavarur, burri është një aksesor”, u shpreh moderatorja.