Lajme

Del rezultati i kërkimit shkencor: 2 vezë në ditë e “çmendin” organizmin

ipas një studimi të kryer kohët e fusndit, ngrënia e dy vezëve çdo mëngjes është një mënyrë e mirë për të nisur ditën. Jo vetëm për shkak të shijes së tyre, por edhe për një sërë përfitimesh për shëndetin tonë. Po çfarë përmbajnë vezët?

Një kokërr vezë përmban vitaminat A, D dhe E si dhe B12, riboflavinë dhe folate, gjithashtu ka minerale si jodi, kalciumi, hekuri, zinku dhe seleni.

Vezët dhe kolesteroli
Sipas disa gojëdhënave ngrëni e d apo më shumë vezëve mund t’ju bëjnë dëm për shkak të kolesterolit që përmbajnë. Në të vërtet vezët përmbajnë kolesterol, por ai nuk është i dëmshëm dhe nuk përfshihet në atë lloj kolesteroli që ndikon negativisht në gjak apo shëndetin tonë. Prandaj nuk keni pse të shqetësoheni për kolesterolin që përmbajnë vezët, ndaj konsumojini ato pa frikë.

11 përfitime shëndetësore nga konsumimi i vezëve:

Vezët ju ndihmojnë të forconi sistemin imunitar
Duke qenë se tashmë po dalim edhe nga muajt e dimrit, shumë prej jush mund të kenë një sistem imunitar të dobët, për shkak të gripit apo virozave të tjera që mund të keni kaluar. Vezët ju ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Studimet tregojnë se dy vezë në dtë mund t’ju mbrojnë nga infeksionet, viruset dhe sëmundjet e përgjithshme.

Humbni peshë
Studimet tregojnë se një mëngjes i pasur me proteina ju ndihmon të humbni peshë. Sipas kërkimeve, një dietë me pak kalori, e kombinuar me një dozë vezësh për mëngjes, ju ndihmon të humbni peshë dy herë më shpejt.

Ndihmojnë me shikimin
Luteina ndihmon sytë të kenë shikim të qartë dhe të pastër. Sipas kërkimeve të ndryshme, vezët e pulës janë të pasura me luteinë, e cila ndihmon edhe retinën të mos dëmtohet.

Përmirëson kujtesën
Keni dëgjuar ndonjëherë për aminoacidet dhe kolinën? Ato ndikojnë në sinjalet nervore për të mbajtur mend gjërat e vogla nga dita në ditë. Sipas disa kërkimeve, suplemente të veçanta të kloinës mund të përmirësojnë kujtesën.

Kundër depresionit
Vitamina D është e vështirë të merret në dimër, e cila duket se fshihet me diellin. Vezët mund t’ju vijnë në ndihmë pasi janë të pasura me vitaminën D, e cila ndihmon në luftën kundër depresionit.

Forcon skeletin
Kur hani vezë, pasuroheni me kalcium, i cili është i rëndësishëm për forcimin e kockave dhe skeletit. Gjithashtu lufton osetoporozën.

Të mira për gjakun
Vezët janë të pasura me folate, e cila është një lloj vitamine B, e nevojshme për formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Njerëzit që kanë mungesë të folateve vuajnë nga anemia

Ndihmojnë në lu ftën me së mundjet e zemrës
Studimet e kryera në një universitet në Kanada tregojnë lidhjen mes vezëve dhe reduktimit të riskut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe disa llojeve të ka ncerit. Sekreti është se vezët janë të pasura me dy lloje antioksidantësh: tripotan dhe tyrosinë.

Kundër plakjes
Përmbajnë aminoacide që ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave, të cilat ndikojnë në rigjenerimin e lëkurës dhe në pamjen tuaj të jashtme.

Ndërton muskujt
Veza është e pasur me proteina, e cila ndihmon në rritjen e masës muskulare.

Mbron lëkurën, flokët dhe thonjtë
Vezët përmbajnë shumë vitamina B dhe acide yndyrore omega 3. Këto ju ndihmojnë të mbani lëkurën, flokët dhe thonjtë e shëndetshëm

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top