Lajme

Denoncimi i fortë: Prej dy muajsh nuk ndizen kaldajat në shkollë, nxënësit thajnë nga i ftohti

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka publikuar një denoncim të fortë të një qytetari në rrjetin social ‘Facebook’. Në mesazh, një qytetar shkruan se nxënësit në shkollat e Peqinit ngrijnë së ftohti nga mungesa e ngrohëseve nëpër klasa.

Sipas prindit, ka dy muaj që nuk ndizen kaldajat në shkollë ndërkohë që temperaturat sa vijnë dhe ulen.

‘Ne nje temperature – femijet e vegjet te ngrin ftohtit kjo eshte nje kri m njerezor.Dua te bej nje denoncim per kryetarin e bashkise se Peqinit te dergoj naft neper shkolla dhe kopeshte se po thahen femijet nga ftohti’, shkruan prindi.

Nga ana tjetër, Berisha akuzon kryebashkiakun për abuzim me fondet.

Berisha shkruan:

Denoncon narkokryetarin monist te Peqinit per lenien pa ngrohje te shkollave te Rrethit dhe abuzimin me parate e ngrohjes! Lexoni denoncimin e prindit dixhital! sb
Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje! Jam prind i 2-femijeve nga Peqini 1-ne klase te pare 1-ne klase te trete shkova sot per ti mor tek shkolla femijet kishin ngrire te ftohtit sepse ne shkolle nuk ishin ndez kaldajat per arsye se nuk ishin furnizuar me naftë. Vajta u ankova tek drejtoresha e shkolles dhe me tha qe nuk i kemi ndez sepse nuk na ka furnizuar bashkia me naft. Ka 2 muaj qe ne shkolle nuk ndizen ngroheset. Ne nje temperature – femijet e vegjet te ngrin ftohtit kjo eshte nje kr im njerezor.Dua te bej nje denoncim per kryetarin e bashkise se Peqinit te dergoj naft neper shkolla dhe kopeshte se po thahen femijet nga ftohti dhe te mos vjedhe parat tona.Mjaft vodhet vetem per vete mendojini pak per femijet e vegjel.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top