Kjo sallatë është praktike, e shpejtë për t’u përgatitur dhe shumë e shijshme, kjo sallatë do t’ju ndihmojë të ulni barkun, të humbni peshë dhe veçanërisht të kënaqni shijen tuaj.
Sallata është e përbërë nga lloje të ndryshme të ushqimeve, të cilat kanë vetitë diuretike që do t’ju ndihmojnë të eliminoni lëngjet e tepërta, shkruan ShkodraNews. Përgatitja e saj do t’ju marrë rreth 15 minuta dhe të gjithë anëtarët e familjes mund ta shijojnë atë.
Sallatë për të ulur barkun dhe për të humbur peshë.
Mos harroni të përdorni përbërës të freskët për të marrë rezultate më të mira.
Përbërësit për dy persona
1 filxhan domate qershi;
2 gota kastraveci të prera në kube;
pak krem djathi;
1 avokado e prerë në kube;
2 feta qepë të kuqe prerë në copa të vogla;
2 lugë vaj ulliri;
2 lugë uthull balsamik;
Pak kripë dhe piper.
Përgatitja
Hapi i parë: Në një filxhan të vogël shtoni kripë, piper, vaj ulliri, uthull balsamic dhe përzieje mirë.
Hapi i dytë: Në një enë vendosni pjesën tjetër të përbërësve dhe përdorni një lugë për përzierjen e butë, në mënyrë që djathi dhe kubet e avokados të mos prishen.
Hapi i tretë: Shtoni erëzat e përgatitura më parë.