Ushqime

Dietologia e njohur Blerina Bo/mbaj : Pijeni 1 gote nga kjo perberje ne mengjes heret, me pas ju do te ndiheni sikur te

Çdo muaj dhe nga një ushqim të ri dëgjojmë, me veti ma. gjike. Padyshim, edhe selinoja është një perime me plot vlera ushqyese, por sa qendrojne pretendimet se “të pish një gotë në ditë do të ulësh tensionin”?

Pas hulumtimit tim në librarinë mjekësore online, nuk gjeta asnjë kërkim shkencor që të ketë provuar lëngun e selinosë në njerëz me hipertension dhe të ketë rezultuar në reduktim të presionit të gja. kut. Të vetmet studime që ekzistojnë, janë ato që kanë përdorur ekstrakte nga farat e selinosë dhe kujdes:

Pra, këto efekte nuk janë ende të vërtetuara në njerëz dhe nëse dikush do dëshironte t’i provonte, do duhet të dijë se duke konsumuar lëng selinoje, nuk merr lëndët e farave të saj.

Ku e bazojnë partizanët e lëngut të selinosë, pretendimin e tyre?

Selinoja përmban kalium dhe magnez dhe si shumë perime dhe fruta të tjera që përmbajnë këto elemente, ndikon pozitivisht në rregullimin e elasticitetit të mureve të enëve të gja. kut.

Por studimet nuk janë të mjaftueshme sa të këshillojmë të konsumoni një lëng selinoje çdo ditë. Për të arritur këtë efekt, fare mirë mund të merrni një larmi fruta-perimesh, legumesh, përfshirë edhe selinonë.

A është e shëndetshme selinoja?

Mjafton të shtoni në menunë tuaj të përditshme fruta dhe perime dhe mund të përfitoni nga këto fitokimikate me vlerë.

Përse nuk duhet të konsumoj 1 gotë plot me lëng selinoje çdo ditë?

Sepse, sikurse kemi shprehur gjithmonë, doza përcakton rezultatin. Nuk kemi akoma fakte bindëse apo prova në njerez, për efektin që mund të ketë konsumi i një gote lëng selinoje në ditë.

Përveç kësaj, nuk dimë nëse marrja e fitokimikateve me forcë antioksiduese në një gote lëng selinoje, nuk është aq e tepërt sa te kthehet në pro-oksiduese.

Dimë që edhe antioksidantët më të çmuar, apo polifenolet, kur merren me shumicë mund të kalojnë në të kundërten e asaj qe duam dhe të bëhen pro-oksidues.

Dhe arsyeja më kryesore, përse unë nuk ju rekomandoj një gotë lëng selinoje çdo ditë, (për të cilën duhen sasi të mëdha selinoje), është se kjo perime është në top listën e ushqimeve të kontaminuara me pesticide, pasi ka një përthithshmëri shume të lartë të tyre (për të qenë të sinqertë, me të lartën).

Nëse ne do te shtrydhim disa kilogramë selino për të përftuar një gotë të madhe lëng, të jeni të sigurt që do të gëlltisim edhe gjithe he. lmet që do të jenë përdorur në të.

Si mund të përfitoni nga selinoja?

Shpëlajeni mirë, me uje të bollshëm dhe mundësisht lëreni në ujë me sodë. Hiqini me nje qëruese, një pjesë të hollë të lëkurës së jashtme.

Vendoseni në gatimet tuaja të ndryshme si fasule, supa, thjerrëza, tava.

Konsumojeni të gjallë në sallata

Lëng me selino:

Shtrydhni 2 kërcej selino, pak xhinxher, 2 portokalle ose mollë dhe pak limon. Konsumojeni sa herë të keni dëshiren për të filluar ditën edhe më shëndetshëm.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top