Djali i kryeministrit, Edi Rama, Greg Rama, ka tërhequr vëmendjen e medias kohët e fundit, e kjo pas publikimeve të ndryshme që ai bën në Instagram, pas humbjes së të dashurës së tij nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit.
Ai ka patur një profil tepër privat dhe rrallëherë postonte, ndërsa së fundmi shihet se i ka shtuar.
Para disa ditësh ai u shfaq në shoqërinë e një vajze, me të cilën dukej shumë i afruar. Së fundmi, Gregu ka publikuar në instastory një foto me djalin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Endritin. Duket se ata janë duke festuar në një nga clubet në Tiranë.
Fotoja është publikuar nga Endriti, e më pas është ripostuar nga Gregu. Nuk dihet se çfarë i ka bërë bashkë dy djemtë, por mesa duket afrimiteti i prindërve qenka edhe tek fëmijët.
Kujtojmë se Rama dhe Thaçi pak kohë më parë, ishin pro korrigjimit të kufijve te Kosovës me Serbinë.