Reperi i njohur Stresi ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me të ëmën. Ai i ka dedikuar këngë e për më tepër i dedikon shpesh fjalë nga më të bukurat në rrjete sociale, që padyshim do bënin të lumtur çdo njeri, por dhe e ëma ia kthen në të njëjtën monedhë.
Reperi ka publikuar shpesh në Instastory biseda me nënën e tij, siç ka bërë dhe së fundmi. Ajo shprehet se Stresi është dhuratë nga Zoti dhe ndihet shumë e lumtur nga vlerësimi dhe dashuria që reperi i jep.
“Kedi ti je dhuratë prej Zotit për mua dhe falenderimi i takon atij. Unë ndihem borxhlie karshi teje, Fatjonës, Reneos, që nuk kam mundur të plotësoj e të jap çfarë kam dashur unë për ju, por jam shumë e lumtur dhe e vlerësuar me dashurinë tënde që më jep dhe respektin e të treve për mua dhe Saliun. Kedi ti më ke bërë të ndihem mbretëreshë me dashurinë që ti më ke dhuruar mua, e nesër nëse iki nga kjo botë shkoj me zemrën plot. Faleminderit shumë! Ti u bëre unik e shembull për shumë djem në dashurinë për nënën. Faleminderit shumë për këngën “Të dua ma”! Në këtë këngë e gjen veten gjithkush në çdo moshë, është himn për të gjithë nënat, tingëllon në zemrën e gjithkujt. Të dua shumë, ti e di!”, shkruan e ëma e Stresit. Pas publikimit reperi shkruan thjesht “S’ka koment”, duke treguar se ka ngelur pa fjalë nga ky dedikim plot ndjenjë dhe emocionues.