Lajme

Do prezantojë krah Alketës, Georgina zbulon arsyen pse pranoi të jetë në festival

Para pak ditësh u përfol se partnerja e Ronaldos, Georgina Rodriguez, kishte hequr dorë nga të prezantuarit në natën e tretë të festivalit të Sanremos, krah Alketa Vejsiut. Mediat italiane shkruanin se ajo nuk ishte e kënaqur nga pagesa dhe kishte kërkuar nga drejtuesit 140 mijë euro, mirëpo këta të fundin nuk kishin pranuar ta paguanin më shumë se vajzat tjera.

Modelja ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën e njohur italiane “Grazia”, ku ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në festival. Ajo ka treguar dhe arsyen pse ka pranuar të jetë pjesë e Sanremos.

‘Nëna imë gjithmonë na vinte të dëgjonte muzikën e Laura Pausini. Eros Ramazzotti dhe Tiziano Ferro dhe me këtë muzikë unë u rrita. E dua kutlurën italiane. Sanremo një hap i rëndësishëm për mua? Unë jam një person i njohur por dua me të vërtetë të tregoj veten se kush jam dhe nuk ka vend më të mirë se festivali. Pse e pranova? Edhe pse fëmijët e mi janë gjëja më e rëndësishme për mua, unë ende jam një grua dhe dua të punoj dhe të jem e pavarur. Nuk duhet të lë pas dore sferën time profesionale dhe më pëlqen të punoj në fushën artistike. Sanremo është shumë i famshëm në Spanjë. Vitin e kaluar më pëlqeu vërtet kënga që fitoi, ‘Soldi’ e Mahmood ”, është shprehur ajo.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top