Kjo supë do të funksionojë si një ilaç i mrekullueshëm nëse keni dhimbje kockash. Hidhini një sy dhe mos nguroni ta përgatisni…
Përbërësit:
-1 lugë gjelle vaj kokosi
-1 grusht rrënjë xhenxhefil
-1 lugë kafe me shafran
-4 gota lëng perimesh pa kripë
–2 qepë të njoma
Përgatitja:
Në një tenxhere me pak vaj skuqni qepën e njomë, prerë kubikë. Pas 5 minutash shtoni lëngun e perimeve, xhenxhefilin, shafranin dhe pak kripë. I lini të ziejnë për rreth 20-25 minuta.
Lëreni të ftohet pak, para se ta shërbeni dhe në fund shijojeni!