Këtë pasdite i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte Dashamir Dini, i ati i të ndjerit Ergi Dini. Në emision u diskutua rreth eksperimentit të bërë në Korenë e Jugut: me anë të disa pajisjeve shumë të avancuara, nëna takon virtualisht të bijën e cila ka ndë rruar je të.
Dashamir Dini u shpreh se pajisja në fjalë do lumturonte shumë njerëz që kanë hum bur të afërmit, prindër që kanë humbur fëmijët. Ai shpërtheu në lot teksa fliste për Ergin, se sa shumë e ka marrë malli për të dhe se sa shumë fjalë do donte t’i thoshte.
“Unë tim biri s’arrita me i dhanë jetën teme që ai të ishte gjallë. Unë po jetoj jetën e tim biri. Më vijnë dy mijë mendime që s’mbarojnë kurrë. Është një tm err, një fe rr i vërtetë. Unë kam nevojë shumë për atë, me i thanë ‘më fal’, më i thanë ‘të du’, që të gjitha unë ia kam thënë”, u shpreh ai mes lotësh, duke përlotur moderatoren Bieta Sulon, të ftuarit e tjerë e të gjithë publikun.