Futbollisti i njohur Granit Xhaka dhe e shoqja Leonita, u bënë prindër për herë të pare në tetor të vitit 2019. Në jetën e tyre erdhi një vajzë të cilës i vendosën emrin e bukur Ayana.
Ditën e sotme janë bërë 4 muaj që nga dita kur çifti u bekuan me vogëlushen. Graniti e ka uruar të bijën publikisht duke postuar një foto shumë të ëmbël në profilin e tij të Instagramit.
Në foton në fjalë ai dhe Leonita po mbajnë Ayanën në krahë, ndërkohë që ndodhen buzë detit në çastin e perëndimit të diellit. “Gëzuar 4 mujorshin ëngjëlli im i bukur! Të duam kaq shumë shpirti i babit dhe i mamit”, shkruan futbollisti krahas fotos.