Rozë

E ëndërronte që e vogël, Klaudia Pepa arrin një tjetër sukses në Itali

Klaudia Pepa po korr vetëm suksese në vendin fqinj, jo vetëm në fushën e baletit, prezantimit, por tani edhe në një tjetër fushë. Me anë të një postimi në Instagram, Klaudia ka treguar se ka realizuar ëndrrën e saj të fëmijërisë. Balerina ka postuar një foto ku shfaqet duke pozuar para vitrinës së një dyqani dhe shkruan se kur ishte e vogël ëndërronte të bëhej modele në posterat e reklamave.

“Kur isha e vogël ndaloja para vitrinave të dyqaneve dhe ëndërroja të isha modele në posterat e reklamave. Qëndroja pa lëvizur, qeshja dhe ëndërroja. Sot mund të them që e realizova këtë ëndërr të vogël timen!”, shkruan Klaudia duke njoftuar se tashmë është imazh i një prej firmave më të njohura të këpucëve në Itali.

Kujtojmë që së fundmi Klaudia publikoi klipin e saj të ri me titull “D”, një klip që është vlerësuar shumë e që mund ta ndiqni më poshtë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top