Lorenc Hasrama, një nga këngëtarët më të pëlqyer nga publiku, jetën private e ka ruajtur gjithmonë larg syrit të mediave. Madje prej kohësh ai është në një lidhje, por të dashurën e ka mbajtur sekret.
Ka qenë vetë Lorenci që ka zbuluar sot i ftuar në “Wake up”, se në jetën e tij është një vajzë të cilës i dedikon dhe këngët, por identitetin e saj nuk e ka bërë të ditur.
Isli Islami: Ka ndonjë person të veçantë në jetën tënde në këto momente?
Lorenc Hasrama: Po
Ori Nebijaj: Që të frymëzon…
Lorenci pohon me kokë.
Isli Islami: Me të cilën shpenzon para…
Lorenci: Jo, jo, jemi mirë.