Ai u bë i njohur në Shqipëri me rolin e “Aliut” në serialin “Nënë”, por në Turqi aktori Can Nergis është shumë i njohur nga rolet e tij të shumtë në filma shumë të ndjekur.
32-vjeçari në jetën reale është i martuar me modelen serbe Jelena e cila ka rënë shumë në sy për bukurinë.
Çifti organizuan dasmën vitin e kaluar në një barkë. Can Nergis u shpreh se nuk i pëlqen dasmën prandaj ceremonia ishte e thjeshtë dhe mes të afërmve.
Në një intervistë aktori tregoi se para dasmës nuk i kanë kryer zakonet dhe nuk i ka kërkuar dorën Jelenës, por thjesht ajo ka informuar të atin për dasmën.
Po në vitin 2017 ata u bënë për herë të parë prindër, shkruan Xing.al
Jelena solli në jetë një vajzë me të cilën ajo dhe aktori turk postojnë shpeshherë foto.