Afrika Lindore po përballet me “push timin” nga karkalecët, të cilët kanë shkaktuar dëme kolosale në të mbjella.
Mediat e huaja raportojnë se kjo është përhapja më masive e karkalecave në 25 vitet e fundit në këtë zonë.
Shkak dyshohet të jenë bërë kushtet e pazakonta klimatike, të cilat favorizohen pjesërisht për shkak të murtajës, e cila po paraqet një kërcënim serioz për sigurinë ushqimore në disa nga vendet e Afrikës Lindore.
Insektet po gllabërojnë të mbjellat, ndërsa më e prekura nga kjo situatë e pazakontë është Kenia.
Një zëdhënës i qeverisë keniane tha:
Një tufë karkalecash tipikë të shkretëtirës mund të përmbajnë deri në 150 milion karkaleca për kilometër katror. Ato migrojnë me erën dhe mund të mbulojnë nga 100 deri 150 kilometra në ditë. Një tufë mesatare mund të shkatërrojë të mbjella që do të mjaftonin për të ushqyer 2.500 njerëz.”
Përhapja e karkalecave të shkretëtirës, të konsideruar si speciet më të rrezikshme të karkalecave, ka prekur gjithashtu edhe pjesë Somalisë, Etiopisë, Sudanit, Xhibutit dhe Eritrea.
Zëdhënësi i qeverisë keniana paralajmëroi se tufat e karkalecëve mund të përhapen edhe në Sudanin e Jugut dhe Ugandë.
Përhapja e tyre po përkeqëson krizën ushqimore të rajonit, pasi qindra mijë hektarë të mbjellash janë shkatërruar nga karkalecat.
Deri më tani autoritetet keniane dhe etiopiane kanë vendosur në dispozicion disa aeroplanë të vegjël, të cilët kryejnë spërkatje me pesticide për zhdukjen e karkalecave.
Autoritetet kanë kërkuar edhe ndihmë nga shtetet e tjera.
Burimi: Sky News|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania