Lajme

E sul muan për postimet, Alketa: U lë ndova, askush s’mendoi për mua

Moderatorja Alketa Vejsiu pak kohë më parë ishte në fokus të mediave për shkak të dy postimeve për Xhemin dhe motrat Vjollca. Duke qenë se postimet u bë bënë nga revista e drejtuar nga Alketa, ajo që u su lmua me komente e kritika ishte moderatorja. Të dyja postimet u komentuan si kundërpërgjigje e Alketës ndaj faktit që Xhemi dhe Marina e ironizuan për “Festivalin e Këngës”.

E ftuar në “Opinion”, Alketa foli për herë të parë publikisht për këtë çështje duke u shprehur se është lë nduar nga reagimet që pati. Moderatorja tregoi se postimet i kishte bërë gazetarja e revistës dhe e gjitha ishte ironi.

Blendi Fevziu: Pas festivalit, pati një reagim në Revistën Class, pati su lme ndaj personazheve të tjerë publikë. U duk sikur nuk i përjetove mirë kritikat që të vinin.

Alketa Vejsiu: Unë jam një vajzë e ndjeshme, dukem e fortë, arriviste, punëtore, por mbas ekranit të telefonit ndonjëherë rrëshket ndonjë pikë lot, lë ndohem, mërzitem edhe unë. Ishte një luftë shumë e ashpër dhe ishte e padrejtë sepse në këtë vend nuk mund të pushkatosh, nuk zgjidhet kjo gjë duke futur ingranazhet e së keqes në lëvizje, është një deformim social i tmerrshëm, duhet të zbutet diskursi publik, duhet të ketë kritika konstruktive. Unë ju hap rrugën të gjithë atyre që japin argumenta dhe them ‘Shiko kishte të drejtë ky’. Por unë ligësisë dhe të padrejtës nuk i hap rrugë, jam këtu për të mos i hapur rrugë.

Blendi Fevziu: Por nuk mund t’ja kthesh në të njëjtën mënyrë

Alketa Vejsiu: Unë nuk ja kam kthyer në të njëjtën mënyrë. Kam gazetare në redaksinë time, të cilat më kërkuan të jenë të lira. E lashë të lirë, patjetër që diçka mund të ishte kursyer, ishte ironi. Askush nuk mendoi për mua e b ullizuam apo nuk e bul lizuam Alketën. Nuk e di pse për mua nuk e bëjnë këtë llogari. Më vjen keq…

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top