Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 9184, që do të thotë janë 969 viktima në 24 orët e fundit.
Kjo është dita me më shumë vdekje e regjistruar deri më tani.
Rastet janë shtuar me 5909 duke e çuar në 66414 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 10950 dhe 3732 janë në gjendje kritike.
Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 26348.