Prej tre ditësh fansat e Era Istrefit kanë bërë namin me komente në postimin e saj të fundit në Instagram. Këngëtarja ishte zhdukur që prej muajit dhjetor duke mos qenë aspak aktive në rrjete sociale. Kështu fansat për ta rikthyer vendosën të tërhiqnin vëmendje duke komentuar “U prehsh në paqe”.
Komente të tilla vërshuan në postimin e fundit të këngëtares, aq sa ajo u detyrua sot të reagonte.
Era ka postuar një foto në Instastory dhe njofton se është mirë.
“Jam mirë dashuri, shpresoj të jeni mirë gjithashtu”, shkruan Era.