E pasur me proteina, vitamina dhe minerale, të domosdoshme në dietën e sportistëve të elitës, por edhe në dietat e detoksifikimit, hirra është një eliksir i vërtetë i shëndetit e në të njëjtën kohë ajo forcon kockat dhe pastron trupin nga toksinat.
Kjo pije natyrore, që fitohet nga bërja e djathit, përmban natrium, kalium, fosfor, magnez, zink, bakër, kobalt, mangan, molibden, si dhe shumëllojshmëri të vitaminave (sidomos B2 dhe B12), proteina dhe të gjitha amino acidet esenciale të nevojshme për organizmin.
Hulumtimi i kryer në Universitetin e Uashingtonit ka gjetur se konsumi i rregullt i kësaj pije ul presionin e gjakut te njerëzit që vuajnë nga hipertensioni, duke minimizuar rrezikun e sëmu ndjeve kardiovaskulare.
Proteinat e hirrës janë shumë efektive tek oreksi i reduktuar, sidomos tek të moshuarit. Në të njëjtën kohë, organizmin e pastron nga kolesteroli, siguron energji, nxit imunitetin. Gjithashtu ka aftësinë për të parandaluar osteoporozën tek të moshuarit.
Përveç kësaj, ndihmon në rigjenerimin e mëlçisë, ështëë ushqim i shkëlqyer për foshnjat, dhe prandaj mund të përdoret gjithashtu në vend të ujit. Hirra është gjithashtu e rëndësishëm në ushqimin e grave shtatzëna sepse tek ato ka nevojë për proteina për një të tretën më shumë.
Proteinat që gjenden në këtë pije jashtëzakonisht të dobishme janë specifike në atë që përpunohen direkt në indet e muskujve, duke mundësuar shërim të shpejtë e muskujve pas trajnimit të atletëve, ndërsa të gjitha proteinat e tjera janë të përpunuara nga ana e mëlçisë.