Lajme

Elita i tregon Gjikos se është shtatzënë në mënyrën më të bukur

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Elita Rudi, ka publikuar së fundmi në kanalin e saj të Youtubit, videon më të re të titulluar “Sa më njeh burri?”. Ajo ka realizuar një intervistë me Gjikon, të cilit i ka drejtuar pyetje nga më të ndryshmet.

Një ndër pyetjet që Elita i ka bërë të shoqit, është nëse atij i kujtohet momenti kur ajo i ka treguar se është shtatzënë. (Kujtojmë që dyshja u bënë prindër në shkurt të vitit 2019 dhe djalit i vendosën emrin e bukur Zëri).

“Po më kujtohet. Unë isha në studio duke regjistruar dhe ti ia nis të më bësh presion: Kur vjen? Ku je?. Erdha në shtëpi, edhe kishe vizatuar aty një cift dhe dy fëmijë (djalë ose vajzë)”, ka treguar reperi. Ndërkohë Elita ka treguar para kamerës vizatimin me të cilin i ka dhënë Gjikos lajmin e bukur të shtatzënisë. “Ishalla”, ka shkruar ajo në letër.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top