Elvana Gjata konkurroi këtë edicion të “Festivalit të Këngës”, me këngën “Me tana” që u pëlqye shumë nga publiku. Madje shumë prej fansave, kur Elvana nuk fitoi, nënshkruajtën peticion që çmimi t’i dorëzohej asaj.
Së fundmi po përflitet se Elvana do të përfaqësojë një tjetër shtet në Eurovision, shtetin e San Marinos. Në Twitter po bëhet nami nga ky lajm i cili deri tani nuk dihet nëse është i vërtetë.
Pritet reagimi i Elvanës për të mësuar nëse këngëtarja do përfaqësojë San Marinon këtë vit në Eurovision.