Sot u mblodh për të katërtën herë Komisioni i Rindërtimit për tërmetin.
Në tryezë, ishte i pranishëm edhe imami Elvis Naçi ku gjatë fjalës që mbajti ndau shqetësimin e cilësisë së punimeve që do të kryhen në banesat e dëmtuara ose ato që do të rindërtohen nga fillimi.
Sipas Nacit, ky është një shqetësim që kanë banorët të cilat kanë banesa individuale.
“Kisha një pyetje në lidhje me banesat individuale, ka një shqetësim me të drejtë nga banorët. Ka një shqetësim të drejtë për sa i përket ndertimeve, sa kualitative janë dhe sa rezistente janë.
E thashë këtë shqetësim që kanë të gjithë që këto ndërtime të jenë sa më të kontrolluara kemi pranuar që në të gjitha hapat do jemi bashkë. Jam i lumtur që po afrohet koha që ne ti shohim këta banorë në nevojë me shtëpitë e tyre“, tha Naçi.