Në rubrikën “Përputhen” në “E diell” ditën e sotme është përjashtuar njëri nga konkurrentët. Bëhet fjalë për Enon i cili është kapur mat në njërin prej klubeve të Tiranës duke u puthur me një vajzë.
Fotot dhe videot kanë shkuar në redaksinë e emisionit dhe janë publikuar gjatë puntatës së sotme. Në këtë mënyrë Eno ka thyer rregulloren e cila nuk lejon absolutisht që konkurrentët të krijojnë lidhje jashtë emisionit.
Publikimi i fotos dhe videos ku Eno shfaqet duke u puthur solli debate në studio dhe konkurrenti e pranoi raportin. Kjo solli edhe përjashtimin e tij nga programi.