Lajme

Erdhi receta e shëndetlies nga Zonja Vjollca

jë nga ëmbëlsirat tradicionale më të preferuara tonat. Falë recetës më poshtë përgatitja e saj do të jetë më e lehtë nga sa e keni imagjinuar. Shijojeni!

Përbërësit:

3kokrra vezë (+ 1 e verdhë),
1 filxhan çaji sheqer (150 gr),
3 filxhan kafeje gjalp i shkrirë (150 gr),
3 filxhan kafeje mjaltë (150 gr),
3 filxhan kafeje arra të copëtuara (150 gr),
1 lugë çaji sodë buke,
4 filxhan çaji miell.

Shërbeti:
1kg sheqer,
750 ml ujë,
3 feta limon.

Përgatitja:
Vendosim shërbetin të ziejë: 500 ml ujë, 800 gr sheqer dhe 2-3 feta limoni. Nga momenti i zierjes e lemë 5 minuta në zjarr dhe më pas e largojmë duke e lënë të ftohet. Rrahim vezët së bashku me sheqerin, më pas shtojmë pak nga pak gjalpin e shkrirë (të ftohtë), e trazojmë mirë duke shtuar më pas dhe mjaltin. E përziejmë derisa të formohet një masë e lidhur.

Bashkojmë në një tas miellin me pluhurin pjekës. Shtojmë në fillim arrat e coptuara dhe më pas me ndihmën e një site shtojmë miellin. E trazojmë masën e përgatitur me lugë druri dhe më pas e vendosim në një tavë të lyer me pak gjalpë. E nivelojmë mirë, e shpojmë pak me pirun që të piqet mirë dhe më pas e lyejmë sipërfaqen me një të verdhë veze. E vendosim ëmbëlsirën të piqet për 30-35 minuta në temperaturën 180 gradë Celsius.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top