Lajme

Është 102 vjeçe dhe pi 20 cigare në ditë. Ja se cili është sekreti i jetëgjatësisë së saj..

Jeta e Maiseie Streng është shumë ndryshe nga ajo që i kanë rekomanduar doktorët. Pavarësisht kësaj ajo së fundmi festoi 102 vjetorin e saj! Për më tepër nuk konsumon asnjë ilaç.

75 vitet e fundit ajo ka pirë çdo ditë nga 20 cigare. Plus çdo natë para se të fle kjo grua pi nga një gotë me verë. Djali i saj thotë se Maiseie Streng ha shumë banane gjatë ditës! Kur kjo zonjë ishte më e re ajo punonte si sekretare te “Daily Express”. Kjo ishte dhe periudha kur ajo konsumonte më shumë cigare.

Maise ndaloi së piri cigare dy herë gjatë jetës së saj: një herë për 5 javë, dhe herën tjetër kur ishte aq sëmurë sa i duhet të rrinte në spital. Djali i saj thotë se ”Mamaja ime është një mister, një paradoks i gjallë!”. Për më tepër nuk është sëmurur pothuasje fare gjatë gjithë jetës së saj .

Ndoshta për shkak të bananeve? Nuk dihet me siguri. Por ne ju rekomandojmë që të hani dhe ju shumë banane por me një kusht, mos pini cigare!Shije.al

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top