Një vogëlushe nga Gjermania mund të cilësohet si artistja më e re e tatuazheve në botë, pasi e nisi këtë “zanat” që kur ishte vetëm 2-vjeçe.
9-vjeçarja e quajtur Maya Lu, e cila bën tatuazhe për studion e Psyland 25 në Tengen, kur ishte vetëm 2-vjeçe nisi të ngjyrosë shkrime në këmbët e të atit.
Teksa filloi të rritej, ajo zbuloi që ky ishte një talent i lindur për të.
Ajo mund të përdorë pa ndihmën e njeriu gjilpërën me të cilën bëhen tatuazhet dhe ka mësuar një sërë teknikash projektimi gjithashtu.
Babai i saj, Lily Lu, i cili është gjithashtu artist tatuazhesh flet gjithë krenari për bijën.
Ai tha:
Unë dhe disa miq gjithmonë i tregojmë asaj disa truke të vogla dhe ishte e mahnitshme të shohësh përparimin e saj me gjilpërën. Fillimisht ajo i projekton në letër dhe më pas i bën tatuazhet në trup fizik. Me kalimin e viteve, ajo mësoi teknika të ndryshme dhe nisi të përdorë gjilpëra më të mëdha dhe të ndryshme. Maya kishte nevojë për ndihmë vetëm në vitet e para, ndërsa tani ajo mund ta kryejë të gjithë procesin vetë. Tatuazhet e saj janë shumë të bukura, është e pabesueshme kur e shoh se si arrin ta kryejë e vetme gjithë procesin.”
Pavarësisht se Maya i ka zhvilluar këto aftësi në një nivel kaq të lartë kur është vetëm 9-vjeçe, prindërit e saj nuk duan që ajo të ndjehet në presion për të ndjekur atë si karrierë.
Lily vazhdoi:
Është e pakuptimtë ta krahasosh Maya-n me aftësitë mesatare të një artisti profesionist tatuazhesh. Sidomos pasi ajo bëri tatuazhe që shumë artistë të tjerë të tatuazheve do ta kishin shumë të vështirë për t’i kryer. Jam shumë krenar që është ime bijë. Do ta mbështesim gjithmonë për talentin e saj. Por mua në fakt nuk më intereson se çfarë bën më vonë pasi nuk jam më një artist i tatuazheve dhe nuk kam ndjerë kurrë nevojë për ta shtyrë atë në gjurmët e mia. Unë gjithmonë i them asaj të bëjë çfarë të ndjejë dhe të ndjekë ëndrrat e saj. ”
Maya pëlqen të bëjë tatuazhe me majmunë dhe operon shumë me gjilpërën e madhe.
9-vjeçarja u shpreh:
Unë i dua shumë majmunët dhe më pëlqen të punoj me gjilpërën e madhe. Tatuazhi im i preferuar është majmuni që i bëra shokut tim, Angelos. Dëshiroj t’i falenderoj të gjithë ata që më zgjodhën mua për t’ju bërë tatuazh dhe shpresoj të gjej njerëz që duan të bëjnë tatuazhe me majmunë.”