Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tashmë ka filluar konsultat me partitë politike për krijimin e një qeverie të re pa shkuar fare në zgjedhje të reja.
Megjithatë eurodeputetja gjermane, Viola von Carmon, në një reagim në profilin e saj zyrtar në tëitter, thotë se presidenti Thaçi duhet të mendojë dy herë nëse është vendim i mençur që të shkarkoj qeverinë aktuale.
Sipas saj në këtë kohë krize me pandeminë, Kosovës i nevojitet një qeveri funksionale.
Von Carmon ndër të tjera i ka bërë thirrje presidentit të vendit që të “mos luaj me Kushtetutën”, derisa njerëzit po vdesin si pasojë e pandemisë me COVID-19.
Gjermanja ka thënë se kjo është këshilla e saj në situatën që po kalon aktualisht Kosova./GazetaExpress/
The president of #Kosova @HashimThaciRKS should think twice whether it is smart to dismiss the current government. In times of the crisis u need a functioning government in place. “Don’t play around with the constitution”, while people are dying. Would be my advice #COVIDー19 https://t.co/VnCzzDhqva
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) April 1, 2020