Unë të dua të gjithëve’: Fotografia me zemër tregon një burrë në New Jersey që qëndron jashtë një dritareje të dhomës së urgjencës duke mbajtur një shenjë që falënderon stafin për ‘shpëtimin e jetës së gruas time’
Një foto prekëse është bërë virale në rrjetet sociale.
Ajo tregon një burrë, i cili qëndron jashtë një dritareje të dhomës së urgjencës, duke mbajtur një pankartë, me të cilën i drejtohet stafit mjekësor, që i shpëtoi jetën gruas së tij.
Episodi emocionues është regjistruar në New Jersey, në Qendrën Mjekësore Morristown.
Siç shihet dhe në foto, ai gati sa nuk po shpërthen në lot nga emocionet.
Në pankartën që ai mban në duar shkruhet:
Ju falenderoj të gjithëve në urgjencë që i shpëtuat jetën gruas time. Unë ju dua të gjithëve.”
Burri nuk është identifikuar, ndërsa nuk dihet nëse gruaja e tij ka qenë e shtruar në spital për koronavirus, apo ndonjë sëmundje tjetër.
Fotoja është bërë nga një infermiere e Qendrës Mjekësore, e cila nuk hezitoi që ta ndante atë në rrjetet sociale me familjen, miqtë dhe kolegët e saj.
Fotografia emocionuese u shpërnda me shpejtësi në rrjet dhe u bë virale.
Burimi: Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania