Këngëtarja e njohur Era Istrefi që nga 14 dhjetori nuk ka publikuar foto të reja në profilin e saj të Instagramit. Shumë nga ndjekësit e saj kanë marr shkas për të përhapur lajme të rreme sikur këngëtarja ka ndë rruar je të.
Fotoja e saj e fundit është me komente të tipit “U prefsh në paqe ëngjëll”, “U prefsh në paqe motër”, “T’u preftë shpirti në paqe”, “Ishe njeriu im i preferuar, tani të humba, u prefsh në paqe mbretëreshë”, “U prefsh në paqe gjithçka e imja”, “Do të na mungosh”, e shumë të tjera.
Këto komente po shokojnë rrjetin. Ka dhe nga ata që shkruajnë se e gjithë kjo duhet të marrë fund. Era nuk ka reaguar ende pas këtyre lajmeve që po trondisin rrjetin por motra e saj, Nora Istrefi, e kontaktuar nga lajmi.net ka treguar se motra e saj është shumë mirë dhe asgjë nuk ka ndodhur. ““Ska asgjë të vërtetë, Era është shumë mirë”, ka treguar ajo.