Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri, feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 28 vjeç dhe në ditën e saj të veçantë nuk kanë munguar urimet nga familjarët, miqtë dhe fansat.
Ditëlindja e ka gjetur të karantinuar këngëtaret për shkak të koronavirusit, por familja e saj është kujdesur t’i zbukurojë ditën duke i organizuar feste surprize.
Adelina ka publikuar në Instastory foto nga supriza familjare, ku shihet shtëpia e dekoruar për festë. Ambienti është mbushur nga lulet shumëngjyrëshe dhe tollumbacet.