Një nga trashëgimtaret e “Top Channel-it”, Sara Hoxha, feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 24 vjeç dhe ky vit e ka gjetur shumë të plotësuar. Sara jeton një jetë të lumtur bashkëshortore dhe është nënë e dy fëmijëve.
Familjen e saj të lumtur ajo ka vendosur ta pasqyrojë dhe në tortën e ditëlindjes. Në tortë shihen figurat e dy djemve, e Londonit dhe e Romanit, dhe ajo e Sarës, shoqëruar nga katër zemra të kuqe por diçka nuk shkon! Figura e Ledionit mungon por Sara ka një shpjegim për këtë. Ajo ka shpjeguar se figura e të shoqit, e Ledionit, nuk ndodhet në tortë ngaqë nuk kishte vend të mjaftueshëm, mirëpo do të jetë në tortën e darkës.
“Susan Miller thotë ky vit do jetë vipi bricjapit, por ka disa vite që është viti im. Kështu duket 24-ra dhe unë nuk mund të isha më krenare për jetën që po jetoj (Ledionin e kemi tek torta darkës se skishte vend)”, shkruan ajo.