Lajme

‘Flinim përtokë’, motrat tregojnë të prekura si u ndryshoi jeta pas lajmit të trishtë

Ditën e sotme në “Ka një mesazh për ty”, ishin të ftuara dy motra, Ermela dhe Arlinda. Vajzat treguan se familja e tyre ka kaluar shumë vështirësi që nga marrja e një kredie e deri tek sëmu ndja e nënës.

“Ajo që na solli realisht është nëna jonë. Ne jemi një familje goxha e madhe, jemi prindërit dhe 5 fëmijë. Jemi 3 vëllezër dhe dy motra. Në fakt historia jonë ka nisur para disa vitesh, në vitin 2006 familja jonë ka marrë një kredi. Çdo gjë nisi me idenë për të ndërtuar një biznes familjar të vogël, por jo çdo gjë shkoi sipas planit. Vëllai jonë u martua, ffillloi që familja jonë të rritej dhe prishim që një fëmijë të vinte për herë të parë në familjen tonë.

Ne jetonim të gjithë në të njëjtën shtëpi dhe vetëm njëri nga vëllezërit jetonte në Greqi në atë kohë. Ka qenë një periudhë pak e vështirë sepse kredia u mor dhe hyri në shpenzimet familjare dhe nuk shkoi në planet që ne kishim bërë. Kështu për 12 vite mami jonë kalonte kredi pas kredie, thjesht për të larë kredinë e parë.

Prindërit e mi nuk kishin dalë në pension dhe vëllezërit e mi ku punonin, ku jo dhe nuk mjaftonin për të mbyllur atë kredi. Ishte një periudhë e vështirë sepse të kesh një kredi, ndërkohë që ke shtëpinë të futur dhe mund ta humbasësh nga momenti në moment. Ishte e vetmja pasuri që kishim, që kështu ishte një periudhë e vështirë për familjen tonë. Unë u detyrova që pas gjimnazit lashë shkollën, universitetin dhe kam vazhduar më vonë. Kam punuar me mamin punë krahu në Greqi dhe Shqipëri. Jemi munduar sadopak për të nxjerrë para për të mbajtur familjen. Sidoqoftë nuk është kjo gjë që mua më vr et, problemi ynë më i madh është se para dy vitesh nëna jonë është diagnostikuar me sëmundje të rëndë, ka kryer operacionin. Në momentin që morëm lajmin, është një lajm që ndryshon krejtësisht jetën e njeriut, të nënës, familjes sonë”

Ardit Gjebrea: Ju erdhët në Tiranë se mami kishte nevojë për kurim?

Po kishte nevojë për kurim.

Ardit Gjebrea: U shpërngulët të gjithë?

Jo në fillim kemi qenë vetëm unë dhe motra, se nuk mund të shpërnguleshim nga shtëpia për të ardhur dhe për të jetuar në Tiranë. Në momentin e operacionit ne kemi qëndruar në Tiranë, nuk kemi patur një shtëpi, kështu që flinim përtokë, në karrige, ku të mundeshim, të palarë, të pandërruar. Ka qenë një periudhë e vështirë.

Ardit Gjebrea: Sa kohë zgjati?

Kur është bërë operacion ka qenë për rreth 3 javë, që ne kemi qëndruar në spital derisa e mori veten.

Dy motrat i bënë një suprizë nënës së tyre, Vasijes, dëshira e të cilës gjithmonë ka qenë të ishte një ditë pjesë e programit.

“Ma e di për çfarë te kemi ftuar, për të thënë që je nëna jonë në rradhë të parë, të gjitha nënat janë shumë të mira dhe unë e di dhe ti e thua saherë, që të gjitha nënat janë shumë të mira, janë heroina. Sakrifikojnë për fëmijët e tyre. Por ajo që ke bërë ti, e ke bërë edhe pasi je sëmurur. Unë besoj që gjërat që ke bërë ti janë të rralla. Kështu që faleminderit që ekziston. Kështu siç je mos ndrysho dhe mos qaj. Edhe ne të themi që të duam shumë dhe do jemi vazhdimisht gjatë gjithë kohës. Ti mos u mërzit edhe nëse ne ikim, se ne do të marrim me vete dhe do vimë saherë dhe nuk do mërzitesh”

Në fund Vasije u surprizua edhe nga grupi Alar Band.

Burimi: tvklan.al

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top