Ditën e djeshme njoftuam se në mes të 11 të infektuarve me COVID-19, në komunën e Kamenicës,në Kosovë ishte edhe një foshnje pesë muajshe.
Drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Berisha ka thënë se gjendja e foshnjës është stabilizuar dhe është tërësisht jashtë çdo rreziku.
Vajza pesë muajshe është anëtare e njërës prej familjeve të fshatit Topanicë të komunës së Kamenicës.
Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati bëri dje me dije se rastet e reja kanë qenë të pritshme pasi qytetari i parë i infektuar ka pasur kontakt gjatë 12 ditëve deri sa e ka kuptuar që është i infektuar me COVID-19.
Numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 126, 10 prej tyre janë shëruar, ndërsa një ka ndërruar jetë.