Lajme

FOTO/Berberët kinezë ruhen nga koronavirusi, lidhin pajisjet në shkopa të gjatë

Berberët kinezë po shpikin mënyra kreative për të stiluar flokët e klientëve të tyre, ndërkohë që ruajnë dhe distancën për të shpëtuar nga koronavirusi.

Ata e kanë arritur këtë duke i lidhur pajisjet e tye në fundin e një shkopi të gjatë.

“Pajisjet nuk punojnë aq mirë kur i mban në këtë mënyrë, por kjo është metoda më e sigurt për ne dhe klientët tanë,” tha Wu Junlong, një berber nga provinca Henan për shtyp.

Një tjetër berber, He Bing, shpërndau video të tijat teksa punonte në këto kushte. Ajo tashmë është bërë virale dhe ka marrë mbi 1 milionë like.

“Edhe pse karantina ka mbaruar, ne ende duhet të ruajmë distancën, për të qënë të sigurt,” shkruajti ai në rrjetin social kinez Douyin, i cili ngjason me TikTok.

Një koment thoshte: “Të duhen krahë shumë të fortë këto ditë për të qënë berber.”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top