Lajme

Frika nga Koronavirusi, flet Alketa Vejsiu: Rrugët e Milanos janë boshatisur

Përhapja e Koronavirusit ka alarmuar shumë shtete të botës, duke përfshirë dhe Italinë, ku janë shënuar vi ktima dhe të infektuar. Ditën e sotme gjatë transmetimit të emisionit “Në Kurthin e Piter Panit”, moderatorja Alketa Vejsiu ka treguar se sapo është kthyer nga Italia dhe ka treguar gjendjen e shkretë të vendit.

Ajo ka rrëfyer se në Milano gjithçka është zbrazur. por që nuk duhet të ndodhë kështu dhe banorët duhet t’i rikthehen jetës normale.

“Unë në fakt vij nga Italia, nuk kam marrë Koronavirus, e kam lënë të rrotullohet në ajër. Më bëri përshtypje se Milano ishte zbazur edhe mendoj se gati gati ka një ekzagjerim se si po e përjetojnë luftën nga ky virus, nga njëra anë duan të mbrojnë jetën, nga ana tjetër e kanë kontraktuar jetën. Janë zbrazur këto ditë rrugët e Milanos, që është një ndër qytetet më dinamike dhe më të gëzuar, marketet, kafenetë ku rrihet, gjithçka bosh por kjo nuk duhet të ndodhë sepse kjo vre t ekonominë, kjo vr et shpresën, jetën normale, duhet t’i kthehemi jetës normale dhe thjesht të kemi kujdes për veten tonë dhe të jetojmë sikur ky virusi nuk ekziston. Ne shqiptarëve iher nuk do të na gjejë gjë”, u shpreh Alketa.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top